Development & Vibe Coding përmes AI
Ndërto aplikacione dhe automatizime reale me asistentë kodimi AI, nga ideja te një produkt që funksionon, edhe pa përvojë të mëparshme në programim.
Rreth kursit
Një kurs live dhe praktik ku mëson të zhvillosh softuer me ndihmën e AI-së: si të përshkruash atë që do, si ta lexosh e ta korrigjosh kodin që të jep asistenti, si ta strukturosh një projekt dhe si ta publikosh. Çdo muaj ka 12 leksione live në Google Meet me profesionistë seniorë, mësime offline mes leksioneve dhe një test në fund. Punon mbi projektet e tua, me mjetet që përdoren sot në industri.
Modulet
Moduli 1 · Nis këtu
Bazat e kodimit me AI
Si funksionojnë asistentët e kodimit, mjedisi i punës, prompt-et që japin kod të mirë dhe leximi i gabimeve. Projekti i parë: një faqe dhe një skript që funksionojnë.
4 javë · 12 leksione live · mbyllet me testModuli 2 · Hapet pas modulit 1
Aplikacione web me AI
Struktura e një aplikacioni web, komponentët, të dhënat dhe formularët. Ndërton një aplikacion të plotë me ndihmën e AI-së dhe mëson ta testosh.
4 javë · 12 leksione live · mbyllet me test